Të shtëna me armë zjarri në Johanesburg të Afrikës së Jugut, 12 viktima dhe 9 të plagosur
Momentet e arrestimit të shqiptares Klodiana Çelo, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Chalandri të Greqisë janë publikuar nga mediat greke.
Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.
I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.
Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.
Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që lajmëruan policinë dhe ambulancën.
Top Channel