E shokuar dhe me pranga në duar/ Momentet e arrestimit të shqiptares, qëlloi bashkëshortin me armë në sy të vajzës(Fotot)

11/11/2021 17:25
Momentet e arrestimit të Klodiana Çelos

Momentet e arrestimit të shqiptares Klodiana Çelo, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Chalandri të Greqisë janë publikuar nga mediat greke.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që lajmëruan policinë dhe ambulancën.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel