Aktualisht në Kosovë janë 462 raste me koronavirus.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), 99 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës. Pas kryeqytetit është Komuna e Ferizajt, ku aktualisht ka 46 raste aktive.

Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK bëri të ditur për 8 raste të reja me koronavirus, ku 4 raste janë në Komunën e Prishtinës, dy në Fushë Kosovë, një në Mitrovicë dhe po ashtu një në Gjilan.

Instituti bëri të ditur se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si shkak i infektimit e koronavirus. Ndërkohë që në Kosovë bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVID-19. Në të kundërtën qytetarët të cilët nuk po përfillin masat e vendosura nga institucionet shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA