Kryebashkiaku Dritan Leli organizon 1100 punonjës të bashkisë të pastrojnë Pyllin e Sodës

07/11/2021 10:23

Rreth 1100 punonjës të Administratës së Bashkisë Vlorë, Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ujësjellësit dhe Njësitë Administrative kanë ndërmarrë një aksion pastrimi këtë të dielë në Vlorë.

Kryebashkiaku Dritan Leli thekson se asnjë ditë pushimi nuk do të kishte vlerë në një ambient të ndotur, pasi askush nuk mund të pushojë mes mbeturinash.

Këtë të dielë ata kanë lënë familjet e tyre dhe kanë dalë të pastrojnë duke nisur nga Pylli i Sodës.

“Aksionin ndërgjegjësues për të ruajtur mjedisin, jo pa qëllim e bëmë te Pylli i Sodës, për t’ju treguar që edhe pse u angazhuam ta pastrojmë për muaj të tërë dhe t’i rikthejmë ajrin që i kishte munguar, mbeturinat ishin hedhur sërish, gjithandej.
Ka qenë gjithëpërfshirës angazhimi i këtij mëngjesi. Administrata e Bashkisë Vlorë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Ujësjellësi dhe Njësitë Administrative, një ekip prej rreth 1100 punonjësish, e lanë të dielën e familjeve të tyre për t’u treguar të gjithëve se asnjë ditë pushimi nuk do të kishte vlerë në një ambient të ndotur, se askush nuk mund të pushojë mes mbeturinash. Duajeni mjedisin, duajeni veten!”, shkruan Leli.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel