Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor, këtë mbrëmje në Korçë.

Dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin pasi iu ça një nga gomat dhe më pas është përplasur me kamionin tip “Volvo”, që ndodhej i parkuar në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Nga goditja është lënduar një grua dhe dy fëmijë. Sipas të dhënave të para fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja ka marrë dëmtime më të mëdha. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA