Digjen kabllot e tensionit të mesëm, OSHEE: Pa energji elektrike 5 kabina në Unazë të Re

06/11/2021 10:51

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se janë djegur kabllot e tensionit të mesëm në fiderin F16 dhe për pasojë kanë mbetur pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së re.

Në njoftim thuhet më tej se kjo ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të disa personave, të cilët duke i vënë flakën mbeturinave, janë djegur kabllot e tensionit të mesëm 20 kw.

“Fideri F16 nst kashar per shkak te veprimeve te papërgjegjshme te disa njerëzve duke i ven flaken mbeturinave kane djegur kabllot e tensionit te mesem 20 kv duke lene pa energji 5 kabina ne zonen e unazës se re”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Top Channel