“Mollë sherri” një femër, ja kush është i riu i plagosur që u nis me urgjencë për Tiranë (FOTO)

05/11/2021 21:33

Top Channel ka siguruar fotografinë e 19-vjeçarit Mikel Kovaçi, i cili u përfshi në një konflikt në Elbasan dhe mbeti i plagosur. Ai është në gjendje kritike për jetën dhe u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë për shërbim më të specializuar.

19-vjeçari, së bashku me vëllain e tij Florenc Kovaçi, 28-vjeç, i cili mbeti i vdekur nga sherri me thika pati një përplasje që dyshohet të ketë degraduar në përdorimin e armëve të ftohta pas debateve për një femër.

“Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA