Janë braktisur familjet shqiptare, Boçi: Qeveria po qelbet nga luksi, kurse jashtë po ndodhin drama

04/11/2021 11:54

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi këtë të enjte solli në vëmendje tre rastet tragjike të abuzimit më të mitur që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Boçi tha se qeveria shqiptare ka braktisur mijëra qytetarë, duke mos u dhënë asnjë mbështetje financiare dhe psikologjike.

Unë e mora fjalën time për tre çështje shumë të rënda. E para, dhunimi i 6-vjeçares. E dyta, 11 vjeçarja nga Lushnja dhe e treta, ngjarja e sotme, dhunimi i 15-vjeçares në Gjirokastër. Këtu fshihet drama e familjes shqiptare. Rrugëtimi i familjeve shqiptare është shumë i vështirë. Rasti i vogëlushes mori përmasa ulëritëse. Jeta në Shqipëri është një puzzël dhe bashkim puzzlash”, tha ai.

Sipas tij, me gjendjen e krijuar në vend, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të krijojnë familjet e tyre, pasi qeveritarët merren me tendera sekret prej miliona eurosh.

Me tender sekret merret oksigjeni, me tender sekret merren ministrat. Ndodhi drama e 6-vjeçares dhe ku është sot Kryeministri. Në çdo vend duhet të kishte folur, thënë fjalën e tij. Ku është ministria përgjegjëse, shërbimi social. Ndodhin ngjarje të rënda dhe policia del dhe arreston. Nuk zgjidhen me arrestime këto ngjarje, por me parandalime. Ku është Ministria e Rinisë, a ekziston kjo ministri, a ka ndonjë objektiv”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se nuk ka dëgjuar asnjë prononcim në lidhje me këto tre ngjarje të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë, pasi në qendër të këtyre institucioneve nuk është familja.

“Pse nuk reagojnë dhe i lënë këta njerëz në fatin e tyre të mbrapsht. Shërbimi psikologjik duhet t’i jepte ndihmë nënës dhe vajzës. Solidariteti po vdes çdo ditë e më shumë. Në qendër të agjendës tuaj nuk është familja, sepse ju nuk thatë asgjë në lidhje me masat që duheshin marrë dhe sot që kanë ndodhur tre ngjarje të rënda nuk dëgjova asnjë prononcim nga instancat shtetërore. E gjitha kjo ndodh, pasi keni goditur familjen shqiptare në ashtin e saj, u keni hequr dimensionin ekonomik, psikologjik dhe social, duke u dëmtuar çdo marrëdhënie brenda familjes”, tha Boçi.

Ai theksoi se qeveria socialiste sot po stimulon shkatërrimin e familjes, pasi politikat e saj nuk janë sociale dhe s’kanë në qendër familjen shqiptare.

Agjendat tuaja janë financiare, interesa ekonomike të pastra që po shkatërrojnë thelbin e ekonomisë dhe familjes shqiptare. Askush nuk flet. Ndërsa qeveria qelbet nga luksi, jashtë ndodhin drama të tmerrshme”, tha deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA