U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit
Një shtetas që kërkohej nga drejtësia italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të mërkurë në
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel