Lirohet nga detyra drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi, ja kush u emërua në vendin e saj

02/11/2021 20:52

Ministrja Kushi ka liruar nga detyra drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi.

Arsyeja e lirimit nga detyra nuk është shpjeguar ndërkohë që në këtë detyrë është emëruar Aurora Balliu.

Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.

Vitet e fundit, maturantët kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se janë ilustruar tema që nuk janë zhvilluar gjatë orëve mësimore në gjimnaz.

Top Channel