Një postier 47-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e vona të së shtunës, pasi u aksidentua nga një makinë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi marramendëse dhe duke mos respektuar as rregullat e qarkullimit rrugore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik dhe autor i ngjarjes është një 21-vjeçar nga Shqipëria.
21-vjeçari, sipas raportimeve të mediave vendase, nuk kishte patentë dhe siç kanë thënë fqinjët e tij, kjo për faktin se ai nuk di të shkruajë greqisht dhe për këtë arsye nuk mund t’i kalojë provimet që duhen për të marrë lejen e drejtimit.
Makina që ai drejtonte ishte në emrin e xhaxhait të tij. Shqiptari jetonte me familjen. Të gjithë e siguronin jetesën duke mbledhur hekurishte në një triçikël, hekur të cilin e shisnin.
Hetimet paraprake për aksidentin automobilistik po bëhen nga policia e Nëndrejtorit të Qarkullimit të Selanikut. Ndërkohë mëngjesin e sotëm është përcjellë për në banesën e fundit 47-vjeçari, që humbi jetën në aksidentin rrugore.
Top Channel