Roma pa kapitenin ndaj Bodo-Glimt, luhet për kreun e grupit C!

01/11/2021 19:45

Roma nuk do të ketë një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Conference League ndaj norvegjezëve të Bodo-Glimit.

Skuadra e Jose Mourinhos që do të kërkojë të hakmerret për atë humbje 6-1 të dy javëve më parë por duhet ta bëjë këtë pa patur në fushë mesfushorin Lorenzo Pellegrini, i cili mori një goditje në sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Milanit dhe i duhet të qëndrojë disa ditë pushim kështu që nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Bodo-Glimt.

Pas 3 ndeshjeve të para të grupit C në Conference League, Roma e Jose Mourinhos pozicionohet në vendin e 2-të me 6 pikë, një më pak se norvegjezët e Bodos që kryesojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA