Trupat amerikane mbërrijnë në Tajvan, presidentja: S’kemi frikë nga Kina!

28/10/2021 16:50

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen konfirmoi se një numër trupash amerikane kanë mbërritur në ishull me qëllimin të ndihmojnë stërvitjen e forcave ushtarake vendase, ndërsa shprehur besimin e saj të plotë se ushtria e SHBA-së do ta ndihmojë ishullin në rastin e një sulmi të Pekinit.

Në një intervistë për CNN, Tsai e përshkroi Tajvanin si një “fener” demokracie në rajon që përballet me një fqinj gjigant autoritar, kërcënimi prej të cilit shtohet dita-ditës. Zyrtarët tajvanezë e kanë pohuar tashmë hapur se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Pas inkursioneve masive kineze në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ministria tajvaneze e mbrojtjes e  paralajmëroi Kinën për një reagim të fortë nëse i afrohen shumë ishullit. Vetë presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA do ta mbrojë Tajvanin, nëse sulmohet prej Kinës.

Deklarata e tij ishte në kundërshtim me politikën afatgjatë të SHBA-së për ta ndihmuar ishullin në ndërtimin e mbrojtjes së tij, por jo për ta ndihmuar atë ushtarakisht në një konflikt të mundshëm. Ajo erdhi po ashtu më pak se dy muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. SHBA-ja ka qenë 20 vjet e angazhuar ushtarakisht në këtë vend.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA