Top Story/ Ngërç me ekzekutimin e vendimit për “Santa Quaranta”, Balili fitoi 900 mln lek nga Administrimi Shtetëror

27/10/2021 23:04

Këtu jemi në Sarandë. “Santa Quaranta” është një prej resorteve më luksoze në bregdetin shqiptar. Në nëntor të vitit 2017, oficerët e policisë u paraqitën me bujë për sekuestrimin e resortit në pronësi të Bashkim dhe Klement Balilit. Aksioni, kishte pasuar shpalljen në kërkim të Klementit si kreu i një organizate që trafikonte kanabis në Greqi. Ai konsiderohej nga hetuesit si “Eskobari i Ballkanit”.

Në Maj të vitit 2019 Balili u dënua me 10 vite burg. Në 21 Shtator të vitit 2020, Gjykata e Posaçme dha vendimin përfundimtar lidhur me pronat e Balilit të përbëra nga resorti, 16 apartamente, dy troje me sipërfaqe 13 dynymë dhe njësi biznesi. Gjykata revokoi 60 % të pronave, duke dalë në përfundimin se vetëm 40 % e tyre ishin produkt i veprës penale. Vendimi ka krijuar ngërc. Ekzekutimi ka mbetur pezull.

“Jemi në moment që kemi kërkuar prokurorit për ezkekutim vendimi se vendimi është cik evaziv që thotë 40 % tokës, hotel, apartamente që është vështirë të ndahet, ne kemi kërkuar nga OPGJ që të kryejnë vendimin” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK
“Tani o është e pistë o është e pastër, një njeri o është shtatzënë o nuk është, nuk ka rëndësi 60 % e pastër 40 e pisët, këtu është nonsens, por korrupsioni e sjell këtë nonsens” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

“Pikërisht problemi kryesor është faza hetimore organit procedues. Shepsh organi procedues ose ata që kanë detyrë zbulimi ne subjekteve kriminale i mëshojnë më shumë pjesës, jehonës publike, publicitetit se sa vlerave mirëfillta të hetimit” u shpreh profesori i drejtësië, Alban Koçi
Gjatë këtyre 3 viteve, resorti është administruar nga nëpunësi i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara. Vendimi i Gjykatës, tashmë detyron shtetin ti kthejë Balilit fitimin e vjelë në këto 3 vite që ka qenë i konsiderueshëm. I ashtuquajturi “Eskobari Ballkanit” përfiton nga mirëadministrimi shtetëror. Ai rrezikon t’i vjelë shtetit një tjetër faturë.

“Nëqoftëse administrimi është bërë i mirë, është brenda kuotave që pretendon personi sikur ta kishte bërë vetë. P.sh, marim Santa Quaranta që ka fitim 800-900 mln për 3 vjet që është e kosniderueshme, nëse ata pretendojnë se fitimi do ishte 2 mln euro, atëherë këtë e zgjidh Gjykata” u shpreh
Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

Në ekstraktin e kompanisë, Bashkim Balili rezulton ende pronar në 100 % të kuotave, pavarësisht se 40 % janë konfiskuar dhe i kanë kaluar shtetit përfundimisht.Çuditërisht, edhe numri i kontaktit të kompanisë rezulton të jetë ai i Balilit,dhe jo i administratorit shtetëror.

“Pavarësisht se adminsitratori firmosë mund të dnryshojë, kalon nga privati në publik, gjithë hallka tjetër e pronës, që janë këta punonjësit që bëjnë punën këta nuk ndryshojnë. Ky është treguesi që kupton që këtu ska ndryshuar gjë, të njëjtët njerëz janë vetëm juridikisht është titulli si është sekuestruar” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

Jo shumë larg nga resorti “Santa Quaranta”, në Sarandë ndodhet një tjetër hotel që dikur u sekuestrua me mjaft bujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA