E mposhti kancerin e gjirit/ E mbijetuara nga Elbasani ka një mesazh për gratë dhe vajzat
27/10/2021 12:18
Ishte vetëm 55 vjeçe kur u diagnostikua me kancer të gjirit në gradën e tretë. Një traumë e jashtëzakonshme, por Rabije Spaho duhet të gjente forca për t’i dhënë kurajo familjes, fëmijëve.
Kjo forcë e shpëtoi dhe padyshim mbështetja e familjarëve. Por beteja ishte e gjatë dhe e tmerrshme, Rabija u desh të përballej me disa operacione per shkak të fazës së avancuar.
Sot pas 10 vitesh Rabije Spaho përcjell mesazhin për gratë e vajzat.
Tetori nuk duhet të jetë i vetëm muaj sensibilizimi për identifikimin ne kohë të sëmundjes, por teksa kanë mbetur ditët e fundit të tij dyert e mamografive janë të hapura teksa një kontroll shpëton jetë.
Top Channel