Durrës/ Zjarr në kabinën e plazhit, flakët përhapen me shpejtësi në zonë

27/10/2021 17:00

Ish-kabinat e plazhit që ndodhen në zonës e Ilirisë në Durrës janë përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Sipas policisë, zjarri ka nisur në kabinës e shtetasit me iniciale D.H. dhe më pas është përhapur me shpejtësi duke djegur dhe dy kabina të tjera.

Momentalisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Nuk dihet si nisi zjarri dhe nëse në ndërtesë kishte persona.

Për neutralizimin e flakëve në zonë mbërritën dy zjarrfikëse të qytetit, një mjet zjarrfikës i portit dhe një autobot, ndërkohë që grupi hetimor thotë se ka nisur hetimet.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel