Policia e Vlorës ka vënë pranga një 58-vjeçar, sepse pas kontrollit të ushtruar në banesë i kanë gjetur dhe sekuestruar një kilogam lëndë narkotike, e dyshuar kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. L., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA