Shkëmbim zjarri, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në Greqi, mes tyre 6 policë

23/10/2021 08:49

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i një përplasje me armë me policinë në qytezën Peramë të Greqisë.

Sipas burimeve të ELAS – it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine që të ndalonte për kontroll. Brenda këtij dy automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Në këtë mënyrë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Mediat greke raportojnë se njëri nga tre personat në mjet u godit për vdekje, njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. Ndërkaq, personi i tretë që ishte në mjet arriti të arratiset dhe është në kërkim.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel