Video u bë virale/ Kryeministrit të Qipros Veriore “i plas” skandali, mëson një grua si të zhvishet (FOTOT)

20/10/2021 17:24

Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner është dashur të japë dorëheqjen, menjëherë pasi një video komprometuese filloi të bënte xhiron në mediat sociale. Video u shpërnda masivisht mbrëmjen e djeshme.

Në video shihet se Saner shfaqet në një hapësirë ​​të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re, të cilës i kërkon që ajo të zhvishet. Në pamjet shihet që gruaja i bindet ‘urdhrave’ të tij.

Është e qartë se dikush dëshiron të më pengojë që t’i shërbej vendit tim të preferuar, partisë sime, duke përdorur mjete të këqija dhe ilegalisht, në vend të luftës politike”, tha Saner.

Saner kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në dhjetor, por kjo video e publikuar e detyroi që të jepte dorëheqjen edhe si kryetar i partisë së tij UBP.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA