Shkencëtarët britanikë morën në studim variantin Delta të Covid-19, ja çfarë kanë zbuluar

20/10/2021 03:46

Zyrtarët shëndetësorë po ndjekin nga afër këtë mutacion të variantit delta, i cili është ende dominues në Britani, por të dhënat e fundit tregojnë se gjashtë për qind e të gjitha rasteve të renditura gjenetikisht i përkasin një lloji të ri, raporton BBC.

Francois Balu, drejtor i Institutit të Gjenetikës në Londër, thotë se varianti AY.4.2 është rreth 10 për qind më i lehtë për t’u transmetuar sesa lloji origjinal delta, i cili është gjithashtu dominues në të gjithë botën.

Megjithëse AY.4.2 mund të jetë lloji më ngjitës i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të shmangë efektet e vaksinave aktuale në një masë më të madhe.

AY.4.2 është një nga 45 nën-variantet e virusit delta të regjistruar në të gjithë botën të identifikuar nga shkencëtarët në korrik dhe ka dy mutacione karakteristike, Y145H dhe A222V, në proteinën me të cilën virusi infekton qelizat njerëzore, dhe deri më tani nuk ka asnjë indikacion se këto ndryshime dukshëm e rrisin bartjen e infeksionit, por kjo është duke u studiuar nga ekspertët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA