Pandemia e Covid-19/ Japonia ka vaksinuar 66.1 % të popullsisë me 2 doza

19/10/2021 01:21

Vazhdojnë fushatat e vaksinimit në Japoni. Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin aziatik deri tani janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 66.1 % e popullsisë.

E përkthyer në shifra, rezulton se janë 83.6 milionë persona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Qeveria japoneze deri në fillim të nëntorit synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarë. Japonia me një popullsi prej 126 milionë, fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 e filloi në shkurt 2021.

Top Channel