Gjykata në Los Angeles ka miratuar kërkesën e reperit, producentit dhe stilistit me famë botërore, Kanye Omari West, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye.

Reperi prej vitesh në median sociale e prezanton veten si “Ye”, ndërsa kujtojmë se këngëtari ka titulluar “Ye” edhe albumin e tij në vitin 2018.

Në intervistat e tij ai ka thënë se “Ye” që është shkurtimi i emrit të parë të dashur prej tij është një fjalë që përmendet shpesh në Bibël.

“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.

Kujtojmë se më herët reperi publikoi albumin e tij më të ri “Donda” në nder të nënës së ndjerë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA