Gjermania nxjerr në gjyq me karrige me rrota 96-vjeçarin, akuzohet për krime lufte

19/10/2021 17:30

Ish-sekretari i një kampi nazist është paraqitur në gjykatë këtë të martë për t’u përballur me mijëra akuza për krime lufte.

I pandehuri, 96 vjeç, akuzohet mbi 11 mijë raste ku ka bashkëpunuar në vrasje.

Irmgard Furchner akuzohet për krime të kryera nën udhëheqjen e komandantit të SS-ve, të kampit Stutthof në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prokurorët pretendojnë se Furchner “ndihmoi dhe mbështeti përgjegjësit e kampit për vrasjen e vazhdueshme të të burgosurve”.

96-vjeçari shërbeu si stenograf dhe daktilografist në zyrën e komandantit të kampit, në qershorin e vitit 1943 dhe prillit të ’45.

Prokurorët thanë se 65 mijë të burgosur u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kamp, vendodhja e të cilit sot është pranë qytetit polak të Gdansk.

Furchner u soll të martën në sallën e gjyqit në Itzehoe, pranë Hamburgut, në një karrige me rrota për t’u njohur me akt-akuzën.

Ai nuk iu përgjigj akuzave të ngritura kundër tij, ndërsa procesi gjyqësor është planifikuar të vazhdojë me datë 26 tetor.

Furchner po gjykohet në një gjykatë të miturisht në Gjermaninë veriore, pasi ishte nën moshën 21-vjeçare në kohën kur pretendohet se ka bashkëpunuar në krim.

Gjermania vazhdon me kërkimin e ish-kriminelëve nazistë që janë ende gjallë.

Top Channel