Dyqind trupa njerëzorë “kthehen” në grimca kripe për Detin e Vdekur

18/10/2021 14:35

Arti mund të jetë instrument i vyer në mbështetje të fushatës së sensibilizimit mbi ndryshimet klimatike, dhe vepra fotografike e Spencer Tunick këtë radhë pati pikërisht një qëllim të tillë.

Fotografi amerikan, i njohur për instalacionet e tij me qindra trupa të zhveshur, mblodhi këtë radhë 200 vetë në Detin e Vdekur, në afërsi të qytetit izraelit të Aradit.

Pjesëmarrësit, që të gjithë vullnetarë, ishin lyer kokë e këmbë me bojë të bardhë, për t`u shndërruar në këtë mënyrë në figura që simbolizonin kokrrat e kripës.

Instalacioni në Detin e Vdekur ka për qëllim ngritjen e një muzeu dhe rritjen e ndjeshmërisë mbi rrezikun e zhdukjes së tij.

Kydet po zhduket dhe ai është praktikisht një thesar për Lindjen e Mesme. Nëse nuk veprojmë tani, nuk do të mbetet më asgjë këtu për t`u parë. Ndaj dhe erdhëm këtu e ngacmuam me këtë show arti provokues.

Deti i Vdekur po tërhiqet në rreth një metër në vit. Izraeli dhe Jordania e kanë devijuar pjesën më të madhe të ujit të rrjedhshëm që shkon drejt tij me qëllimin ta përdorin për bujqësi dhe ujë të pijshëm, ndërsa nxjerrja e mineraleve dhe avullimi i përshpejtuar nga ndryshimet klimatike, e kanë përkeqësuar akoma edhe më shumë problemin.

Top Channel