Bombardues gjermanë e izraelitë, “show force” mbi Jeruzalem: E para herë që nga Lufta e Parë Botërore

18/10/2021 14:27

Në një show force por edhe miqësie, avionë luftarakë izraelitë dhe gjermanë fluturuan bashkë mbi Jeruzalem për të parën herë që prej Luftës së Parë Botërore, teksa dy vendet po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake, më e madhja deri më sot që zhvillon shteti hebre.

Avionët kaluan mbi ndërtesën e parlamentit, Knesset dhe godina të tjera qeveritare. Krahas Gjermanisë dhe Izraelit, në stërvitje marrin pjesë edhe Italia, Britania, Franca, India, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky fluturim i përbashkët dëshmon qartë partneritetin dhe lidhjen e fortë mes forcave ajrore dhe vendeve, si dhe angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të saj.

Përpara fluturimit, shefat e forcave ajrore gjermane dhe izraelite, Ingo Gerhartz dhe Amikam Norkin, vizituan së bashku memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem.

Top Channel