Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës del nga spitali

17/10/2021 20:41

Pas 5 netëve, ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton është liruar nga spitali ku po trajtohej për një infeksion.

Krah për krah me gruan e tij, ish-kandidaten për presidente Hillary Clinton, ai përshëndeti kamerat teksa ecte ngadalë jashtë spitalit dhe më pas shtrëngoi duart me stafin e tij.

Doktori i tij, Alpesh Amin, në një deklaratë u shpreh se “gripi dhe rruazat e bardha të gjakut të ish-presidenti janë në nivele normale dhe se ai do të rikthehet shëndoshë e mriz në Neë York për të mbaruar terapinë me antibiotikë.”

Ish-Presidenti ishte shtruar në një spital jugor të Los Angelosit nga një infeksion që nuk kishte lidhje me covid. Sipas raportimeve të mediave bëhej fjalë për një infeksion të traktit urinar, që ishte përhapur më pas në të gjithë trupin.

Bill Clinton është një nga presidentët më të shquar të Amerikës, përgjegjës edhe për drejtimin e NATO-së në ndërhyrjen e saj në Kosovë, që përfundoi me shpalljen e pavarësisë. Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me sëmundje shëndetësore, pasi ka bërë ndërhyrje kirurgjikale edhe në zemër si dhe ka vënë një unazë koronare në arterie.

Top Channel