Mark Molla zgjidhet administratori i Universitetit të Shkodrës, pas një muaji del në pension, pak para daljes në pension, përplasja me Bardh Spahinë pas shkarkimit nga Ujësjellësi 91 studentë janë vaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në këtë javë, e përcaktuar si java e vaksinimit masiv të studentëve.
Rreth 6 mijë studentë p;ritet të vaksinohen në këtë universitet, ose të paktën pritet të nisin vitin e ri akademik 2021-2022, por vaksina është përcaktuar si një kriter i detyrueshëm për kthimin në katedra.
Nga informacionet që ka Institucioni i shëndetit Publik në Elbasan llogaritet se rreth 25% e numrit total të studentëve janë vaksinuar nëse llogarisim këtu edhe ata që janë vaksinuar nëpër Qendrat Shëndetësore dhe në qytetet prej nga vijnë, por numri mbetet ende i ulët për të nisur një vit të ri akademik normal të sigurt dhe më në fund në katedra.
Dita e hënë do të përcaktojë se si do të vijojë viti i ri akademik ndërkohë që ISHP në bashkëpunim me universitetet ka nisur një fushatë sensibilizimi të studentëve mbi rëndësinë e vaksinimit, në rashë të parë për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe më pas për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Të zhgënjyer shprehen mjekët ndaj kësaj kategorie të të rinjve që gjithnjë e më shumë shprehin neglizhencë për t’u vaksinuar.
Top Channel