Zjarr në kullën 13 katëshe, 46 të vdekur- banorët: Dëgjuam një zhurmë të fortë!

14/10/2021 18:34

Ka shkaktuar gati 50 të vdekur e dhjetëra të lënduar zjarri i fuqishëm që përfshiu një godinë 13 katëshe në jug të Tajvanit.

Kompleksi që përmbante banesa, por edhe qendra tregtare u përfshi nga flakët në orët e para të ditës dhe zjarrfikësve iu deshën më shumë se 4 orë përpjekje për t`i vënë ato nën fre.

BBC thotë se 79 persona u dërguan në spital, 14 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.
efekte

Zyrtarët vendas paralajmëruan me herët se mund të kishte njerëz të bllokuar në pjesën rezidenciale të godinës, mes katit të 7 dhe atij të 11-të. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe për ngjarjen e rëndë ka nisur menjëherë një hetim.

Megjithatë disa banorë të zonës thanë për mediat lokale se përpara se flakëve kishin dëgjuar një zhurmë të fortë, që i ngjante asaj të një shpërthimi. Mendohet se disa prej rezidentëve të bllokut prej rreth 120 apartamentesh janë të moshuar apo me probleme fizike.

Top Channel