Përfshihet nga flakët ndërtesa 13-katëshe, 9 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

14/10/2021 10:29

Zjarri që shpërtheu dhe më pas përfshiu një ndërtesë banimi 13-katëshe në Tajvan ka marrë të paktën 9 jetë njerëzish dhe la të plagosur 44 të tjerë.

Ndërtesa 13-katëshe u dogj rreth orës 3 të mëngjesit, thanë zyrtarët e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zjarrfikësit vazhduan me përpjekjet e kërkim-shpëtimit deri në orët e pasdites.

Zjarri ishte “jashtëzakonisht i egër” dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i zjarrfikësve.

Zjarrfikësit nuk janë të sigurt për burimin e zjarrit, por vunë re se flakët ishin më intensive aty ku ishte grumbulluar shumë rrëmujë.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 të mëngjesit.

Ndërtesa është e vjetër rreth 40 vite me dyqane në nivelet më të ulëta dhe apartamente sipër.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA