Norvegji/ 37-vjeçari qëlloi për vdekje 5-së persona me hark, policia dyshon se ishte një radikal islamik

14/10/2021 13:15

Një 37-vjeçar është arrestuar për sulmin me shigjeta në Novergji, i cili sipas policisë, dyshohet se ishte konvertuar në besimtar islam dhe që me kalimin e kohës ishte radikalizuar.

Ai akuzohet për vrasjen e pesë personave, katër gra dhe një burrë, të mërkurën në darkë në qytetin jugor të Kongsberg.

Policia tha se autori i sulmit është arrestuar dhe marrë në pyetje për disa orë gjatë natës.

Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud është shprehur se oficerët kishin kontaktuar për herë të fundit më të, një vit më parë.

Personat që kanë humbur jetën i përkasin moshave nga 50 deri në 70 vjeç.

Mësohet se policia ishte përballur fillimisht gjashtë minuta para se 37-vjeçari të fillonte sulmin e tij të mërkurën, ku përmes një harku sulmoi me shigjeta disa oficerë policie dhe më pas u largua. Ai u kap pas 35 minutash.

Po ashtu, policia ka nisur të qëllojë drejt tij vetëm pasi e kishte paralajmëruar për t’u dorëzuar. Megjithatë, hamendësimet janë shtuar nëse policia norvegjeze ishte e armatosur në momentin e parë që është përballur me autorin e këtij sulmi.

Policia norvegjeze zakonisht nuk mban armë në trup, pasi ato zakonisht mbahen në stacionet e policisë ose në makinat e tyre patrulluese.

Sulmi i të mërkurës është konsideruar si më vdekjeprurësi në Norvegji, pas sulmit të Anders Behring Breivik në korrik të 2011 në ishullin Utoya, i cili ishte një adhurues i ekstremit të djathtë që vrau 77 persona, shumica prej tyre adoleshentë.

Top Channel