Manovra të rrezikshme në rrugë dhe dhunë psikologjike/ Arrestohen 5 persona, ja për çfarë akuzohen

14/10/2021 14:44

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet B.V., 44 vjeç, u arrestua pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 48-vjecar i identifikuar si A.H., u ndalua pasi me datë 29.09.2021, ka goditur me sende të forta dhe më pas i ka marrë me dhunë një shumë parash shtetasit F. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.L, 34 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë rendit publik”,pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar;

M.K, 35 vjeç dhe B. N, 34 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA