Kushi në Kuvend thirrje studentëve: Vaksinohuni, e vetmja mënyrë që t’i rikthehemi normalitetit

14/10/2021 14:00

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj në Kuvend preku temën e vaksinimit të studentëve dhe rikthimin e normalitetit në auditore.

“Sot dua të prek temën më aktuale, atë të vaksinimit të studentëve Një nga sakrificat më të mëdha ka qenë pikërisht mësimi online në universitete, jo vetëm në Shqipëri po në të gjithë globin. Jo vetëm që vuajtën pasojat, por u detyruan të mësojnë edhe mësimin online duke vuajtur pasoj psikologjike. Për këtë arsye për të rikthyer normalitetin në auditore në shumë shtete është marrë vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të pedagogëve dhe studentëve. Do të hyjnë vetëm me kartën e vaksinimit ose me testin Pcr. Pandemia në mbarë botën ka sjellë një pasojë tjetër. Ka rritur pabarazinë për shtresat e margjinalizuara, që vijnë me familje me të ardhura të ulta dhe aksesin për mësimin online e kanë të vështirë. Pas pak ditësh fillon viti i ri akademik dhe të gjithë presin rikthimin në auditore dhe rigjallërimin e jetës studentore. Dua që të riktheheni në autorore prandaj këtë javë e kemi shpallur si javën e vaksinimit masiv të studentëve. Studentët i inkurajoj fort që t’i bashkohen procesit që të garantojmë. Është një opsion testi, por do të këmbëngulja fort për vaksinimin, edhe duke u bazuar në të dhënat e shkencës por edhe në praktikat e tjera. Është i rëndësishëm për të gjithë ne por akoma më i rëndësishëm për ata që rikthehen në auditore. Vetëm vaksinimi masiv mbron i studentët, pedagogët dhe të gjithë”, tha Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA