Thyejnë tulla e përkulin hekur; ushtarët koreanë: Kush të bjerë më shumë në sy të Kim

13/10/2021 14:34

Ushtarët koreano-veriorë nxituan të binin në sytë e liderëve që po ndiqnin stërvitjene tyre dhe spalosjen e aftësive ushtarakë.

Vendin kryesor në tribunë, e zinte udhëheqësi i shtetit të izoluar komunist, Kim Jong Un. Duke përdorur vetëm këmbët apo duart, ushtarët thyen tulla e përkulën shufra hekuri. Dikush madje theu me kokë një pllakë solide ndërsa një tjetër u shtri gjysmë i zhveshur mbi copa xhami.

Performanca e kënaqësi shumë liderin koreano-verior që qeshte e duartrokiste. Media koreano-veriore e përshkroi këtë show të forcës së ushtarëve vendas si mënyrën për t`i treguar armiqve se trupat koreano-veriore “ e mbrojnë paqen e vendit të tyre me grushta të hekurt”. Mirë është, thotë BBC me ironi, që veprime të tilla njerëzit të mos i provojnë vetë në shtëpitë e tyre.

Top Channel