Momenti kur llava derdhet në det/ Pamjet satelitore të vullkanit në Ishujt Kanarie

13/10/2021 17:02

Pamjet satelitore të shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie në La Palma janë bërë publike.

Rrjedhja e re e llavës u shfaq pas shpërthimit të fuqishëm gjatë fundjavës së kaluar, pasi vullkani shembi veten.

Siç raporton Space.com, nga e diela po ndihen dridhje të mëdha që më i madhi kishte fuqi shkatërruese prej 3.8 Rihterit.

Shembja e një pjese të vullkanit ka bërë që të hapet një shteg i ri për derdhjen e llavës që ka një temperaturë jashtëzakonisht të lartë, prej 1.240 gradë celsius.

Sipas Volcanodiscovery.com, shtegu i ri po lëviz me shpejtësi më të madhe se sa më parë nga 500 deri në 700 metra në orë.

Copernicus Emergency Managment Service, ka njoftuar se llava tashmë ka “përpirë” 1.186 objekte që ka hasur gjatë rrugës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel