Ish-lideri demokrat Sali Berisha zhvillon këtë të martë Foltoren e radhës në Kukës, ku do të diskutojë me mbështetësit e tij për reformimin e partisë.
Me takimet që ish-kryeministri ka bërë në qytetet e Shqipërisë, i ka shpallur “luftë’ të hapur kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar.
Berisha fajëson Bashën për krizën aktuale në Partinë më të madhe opozitare dhe ia faturon atij humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ish- kryedemokrati shoqërohet nga disa deputetë demokrat, midis të cilëve dhe Flamur Noka. Ishte pikërisht “rreshtimi” i Nokës krah Berishës arsyeja pse Basha, mbrëmjen e kaluar e shkarkoi nga detyra e zv/kryetarit të Komisionit të Sigurisë ndërsa e paralajmëroi për përjashtim nga Grupi Parlamentar.
Top Channel