Panik në Kretë/ Ishulli goditet nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 Rihter

12/10/2021 11:36

Greqi – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës.

Epiqendra ishte 23 km në juglindje të Zakros. Lëkundjet tronditën Kretën rreth orës 12:24 dhe shkaktuan panik tek banorët e ishullit, të cilët dolën me shpejtësi jashtë banesave. Thellësia e tërmetit ishte 2 km. Ende nuk dihet nëse ka dëme në njerëz.

Mësohet se është një zonë që nuk ka shumë banorë, ndaj dëmet duhet të jenë të vogla.

Sizmiologu i njohur, Akis Tselentis foli për mediat greke duke thënë: “Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sepse ndodhi në det dhe tani e tutje do të ketë paslëkundje.”

FOTO GALERI
1/9

Top Channel