Vullkani shkatërron veten/ Llava shemb kraterin në La Palma

11/10/2021 16:16

Vullkani në La Palma vazhdon akvititetin, e madje sipas Institutit Gjeologjik Kombëtar i Spanjës ai ka nxjerrë në sipërfaqe blloqe llave të shkrirë, “të mëdha sa ndërtesa trekatëshe”.

Autoritetet spanjolle po e mbajnë nën mbikqyrje rrjedhjen e rrezikshme të llavës që vazhdon prej tre javësh tashmë. Shpërthimi i zgjatur i saj ka sjellë një kolaps të pjesshëm edhe të vetë kraterit të vullkanit. 21 lëvizje të forta sizmike janë ndjerë së fundi janë ndjerë së fundi në zonë, sipas ekspertëve vendas, e kjo ka bërë që të lëkundet toka në fshatrat e Mazo, Fuencaliente dhe El Paso.

Instituti publikoi pamje nga rrjedhja e llavës, që duket se po lëviz me një shpejtësi marramendëse. Instituti Vullkanik i Ishujve Kanarie raportoi se rrjedhja e llavës, që arriti temperaturën deri në 1240 gradë Celsius, shkatërroi ndërtesat e pakta që kishin mbijetuar deri tani në fshatin Todoque.

Llava tani ka mbërritur deri pranë zonës industriale dhe ndërtesave të reja të Camino de la Gata. Instituti Vullkanik i Ishujve Kanarie raporton se deri tani, si pasojë e shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja, janë shkatërruar rreth 1.186 ndërtesa.

Top Channel