“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”/ Letrat intime të asistentes së Trumpit, Natalie Harp, ngrenë pikëpyetje për marrëdhënien me presidentin Për më shumë se një gjysmë viti, testet kundër koronavirusit në Gjermani kanë qenë falas, por nga sot, shumica e qytetarëve gjermanë duhet të paguajë vetë për imunizimin kundër Covid 19.
Testet do të vazhdojnë të jenë falas vetëm për kategori të caktuara: fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur. Bashkitë gjermane e përshëndetën vendimin.
“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzëerk Deutschland”.
Muajin e kaluar, ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se pritshmëritë janë që deri në pranverë, në Gjermani të arrihet imuniteti i tufës, dhe në këtë mënyrë, pandemia të përfundojë. “Nëse nuk del asnjë variant i ri virusi kundër të cilit nuk të mbron vaksinimi, gjë që ka shumë pak gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer sëmundjen e do të të rikthehemi në normalitet,” qe shprehur politikani i CDU-së.
Top Channel