Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur Athina dhe Washingtoni pritet të arrijnë sipas shtypit grek në një marrëveshje për të investuar më shumë në katër bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura amerikane në vend.
Ministri grek i mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos tha se një zhvillim i tillë po arrihet përmes një ujdie dypalëshe në fushën e mbrojtjes, që dëshmoi vec të tjerash sipas tij nivelin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe SHBA-së. Megjithatë, pakti parashikon investime shtesë në katër bazat në fjalë, por jo shtrirje në zona të tjera.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, forcat e armatosura amerikane kanë, përvec bazës detare Souda Bay në Kretë, edhe një prani trupash me rotacion në disa vende të tjera si Stefanovikeio, porti i Alexandroupolit dhe bazën ajrore të Larisës.
Athina po shpresonte që Shtetet e Bashkuara ta shtonin praninë e tyre ushtarake në pjesë të ndryshme të Greqisë, dhe ofroi një mundësi për baza ajrore e detare në ishullin e Skyros, por kjo është refuzuar nga amerikanët.
Top Channel