Mediat greke: Greqia po përgatitet për konflikt, Turqia kthen Oruç Reisin! 

11/10/2021 13:28

Greqia po përgatitet për tensione me Turqinë, shkruan gazeta greke Kathimerini, e cila citon zyrtarë vendas të pohojnë se marrëveshja e Athinës me Parisin e ka acaruar aq shumë Erdoganin, sa ai po mendon rikthimin e taktikave të vitit të kaluar.

Perspektiva që presidenti turk ta testoje ujdinë e porsavulosur franko-greke duke përshkallëzuar tensionet ne Egje dhe në Mesdheun Lindor, po e shqetëson ekzekutivin grek. Sipas këtij të fundit, njoftimi se anija kërkimore turke Oruc Reis po rikthehet në veri të Qipros, është dëshmi e qartë e qëllimeve turke.

Greqia beson se është forcuar ushtarakisht pas blerjes së tre fregatave franceze të teknologjisë së fundit, mundësinë për të blerë dhe një të katërt, tre korvetave dhe 6 avionëve luftarakë shtesë Rafale, që e cojnë në 24 në total numrin e këtyre mjeteve të disponuara nga Athina. Sipas Kathimerini, këto blerje e ndryshojnë balancën e forcave në rajon.

Ankaraja nga ana tjetër po kërkon të blejë dhe ajo 40 F 16-ta nga kompania amerikane Lockheed Martin, cka bën të mendohet se palët po bëhen vërtet gati për një përplasje të mundshme.

Top Channel