Kombëtarja stërvitet për Poloninë/ Shpresa për fitore pas triumfit me Hungarinë

11/10/2021 15:39

Shqipëria po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës ndaj Polonisë që është dhe pika kuce e kuqezinjëve për ëndrrën e madhe që të mbajnë vendin e dytë në grup.

Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi trajneri Edoardo Reja kërkon makaimumin nga skuadra për të treguar progresin e deritanishëm.

Reja: Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të patë. Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka ADN e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai

Optimist dhe i vetëdijshëm për situatën është shprehur edhe kapiteni Etrit Berisha.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të zhvillohet ditën e martë në Air Albania stadium për herë të parë pas dy vitesh i mbushur plotë me tifozë në mbështetje të ekipit për realizimin e ëndrrës që do të ishte play off-i i botërorit “Katar 2022”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA