Rrëzohet avioni me parashutistë në Rusi/ Humbin jetën 16 persona

10/10/2021 13:55

Në Tataristan të Rusisë 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të llojit L-410 i cili transportonte parashutistë.

Shtypi rus në lajmet e tyre të bazuara në zyrtarë të Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë njoftoi se avioni që transportonte 23 persona, shumica parashutistë u rrëzua pas një kohe të shkurtër pasi u ngrit në fluturim nga aeroporti që ndodhet në afërsi të qytetit Minzele në Tataristan.

Si pasojë e rrëzimit të avionit, nga të dhënat paraprake theksohet se 16 persona e kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit. Gjithashtu bëhet e ditur se avioni i përket një klubi të aviacionit.

Top Channel