Libani zhytet në errësirë, i ndërpritet energjia elektrike

10/10/2021 02:44

Libani është zhytur sot në errësirë teksa i gjithë vendi është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike që pritet të zgjasë disa ditë.

E përditshmja britanike Metro thotë se rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar pas mbarimit të karburantit në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike të vendit.

Impjantet al Zahrani dhe Deir Ammar ndaluan sot punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit, duke ulur prodhimin e energjisë në më pak se 200 megavat (që mjafton vetëm për furnizimin e rreth 5,000 shtëpive). Një zyrtar i qeverisë tha se ndërprerja mund të zgjasë të gjithë fundjavën, duke lënë popullatën prej rreth gjashtë milionë njerëzish në errësirë totale.

Zyrtari tha: “Rrjeti i furnizimit elektrik të Libanit ka ndaluar punë sot në mesditë, dhe nga ka gjasa që të rinisë deri të hënën, ose për disa ditë”. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.

Shumë qytetarë zotërojnë gjithashtu gjeneratorë me naftë, edhe pse furnizimi është me mangësi.

Top Channel