Ndërron jetë ish-presidenti i Iranit, Abolhassan Banisadr

09/10/2021 13:10

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, Abolhassan Banisadr, presidenti i parë i Iranit pas revolucionit të vitit 1979. Ai më pas ishte larguar nga vendi dhe ishte shndërruar në kundërshtar të qeverisë teokratike iraniane.

Në një deklaratë e lëshuar nga familja thuhet se Banisadr vdiq më 9 tetor në një spital në Paris dhe prej një kohe po vuante nga sëmundje, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Banisadr ishte president i Iranit gjatë krizës 444-ditore kur 52 amerikanë ishin mbajtur peng nga studentët radikalë. Ai po ashtu ishte presidenti i parë që u largua nga parlamenti, pas 16 muajsh në detyrë.

Banisadr u lind në Hamadan më 22 mars, 1933 dhe ka studiuar për financa në Paris pas Luftës së Dytë Botërore. Babai i tij ishte klerik i afërt me Ayatollah Khomeini, i cili më vonë udhëhoqi Revolucionin Islamik që largoi nga pushteti monarkinë e Iranit.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Financave dhe atë të Jashtëm në qeverinë teokratike para se të zgjidhej president në shkurt të vitit 1980. Një vit më vonë, ai kishte mosmarrëveshje me Khomeinin, i cili, si lider suprem, kishte autoritet absolut në Iran.

Ai kishte dënuar shtypjen e protestave pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, që u fituan nga Mahmud Ahmadinejad.

Top Channel