Shpallja e krizës energjetike dhe rritja e çmimeve/ Rama mbledh qeverinë

08/10/2021 09:19

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.

Më 3 tetor, në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne.

Kujtojmë se dy ditë më parë, dhjetëra qytetarë protestuan në Bulevardin “Dëshmorët” e Kombit kundër rritjes së çmimeve, ku u vunë nën hetim 4 organizatorët.

Top Channel