Rusia po bëhet më agresive/ Microsoft: Ka shtuar sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

08/10/2021 16:17

Microsoft paralajmëron në raportin e tij të fundit se Rusia po bëhet më agresive dhe më e suksesshme në sulmet e saj kibernetike, teksa hakerat rusë e kanë intensifikuar akvititetin e tyre që shënjestron Shtetet e Bashkuara.

Raporti i Mbrojtjes Dixhitale për 2021-shin i kësaj kompanie del në përfundimin se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve nëpër botë, dhe thekson se ata tani janë të suksesshëm në një të tretën e përpjekjeve.

“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë një kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”, nënvizon dokumenti që paralajmëron se aktorët kibernetikë rusë i kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji. Kjo po i bënë gjithnjë e më të vështira përpjekjet “për t’i zbuluar ata.

Microsoft gjithashtu tha se objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Ukraina dhe Britania, dhe se Moska tani po përqëndrohet më shumë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.

Top Channel