Përmbytje “katastrofike” në Shqipëri? Media gjermane: Pritet “tmerr” në zonat jugore!

08/10/2021 14:49
ilustrim

Përmbytjet kërcënojnë Mesdheun, sipas medias gjermane Focus.de, që flet për rrezikun e reshjeve ekstreme në Greqi dhe Shqipëri deri javën e ardhshme.

Shirat e rrëmbyer sipas saj, mund të shkaktojnë përmbytje masive duke bërë që lumenj te vegjel e te medhenj të dalin nga shtrati. “300 litra shi për metër katror në 24 orë dhe deri në 500 litra deri në fund të javës së ardhshme.

Kjo është 1.5 herë më shumë se reshjet vjetore në Athinë. Reshjet kryesore janë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore, të dyja në bregdet”, thuhet në artikull. Madje, duke theksuar paralajmërimi për moti ekstrem duhet marrë seriozisht, aty flitet dhe mundësinë e jetëve të rrezikuara në Greqinë veriore apo Shqipërinë jugore.

“Shiu ekstrem do te shkaktoje përmbytje të shpejta, valë baticash, rrëshqitje dheu”, vazhdon e njëja media duke shtuar se reshje te dendura pritet të ketë “edhe bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë “. Por ajo këmbëngul se më problematike situata do të jetë në Greqinë veriore dhe jugun e Shqipërisë, duke ngritur madje pyetjen nëse përmbytjet do të arrijnë të jenë po aq keq sa ato të Gjermanisë.

Top Channel