Pamjet e prag-konfliktit: Rojet iraniane ndjekin në det anijen e SHBA-së!

08/10/2021 12:40

Televizioni shtetëror Iranian transmetoi pamjë të anijeve të Rojeve revolucionare të cilat duket se i janë vënë në ndjekje anijeve që thuhet të jetë amerikane.

“Këto pamje demonstrojnë forcën dhe kontrollin total tonin përballë forcave amerikane dhe atyre të huaja në përgjithësi në gjirin Persik”, theksohet në njoftim pa u përmendur sakaq data apo vendi i saktë i incidentit.

Por flota e pesë amerikane, me bazë në Bahrein deklaroi se nuk ka asnjë informacion për një incident të tillë. “Në këto 48 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë situatë jashtë të zakonshmes në aktivitetin e marinës amerikane”, tha komandant lejtnant Tim Hawkins.

Televizioni Iranian nuk e specifikoi se kur është realizuar ky filmim. Në video, dëgjohen zëra që thërrasin: Ndiqini nga pas, dhe “Bëjini foto”, ndërsa një prej anijeve që largohen duket se ka flamurin amerikan.

Top Channel