Ish-kryeministri Berisha në “listën e zezë” të SHBA-së, por kush janë zyrtarët e tjerë nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala

08/10/2021 12:48
Ish-kryeministri Berisha dhe familjaret e tij

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave të shpallur “non grata” gjatë vitit 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan.

Në listën e publikuar nga DASH është edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha Malltezi, të cilët u shpallën non grata më 19 maj, 2021.

Lista është publikuar në faqen e internetit të DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

Ish-kryeministri shqiptar dhe familjarët e tij janë të renditur mes të korruptuarve nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Por kush janë ish-zyrtarët dhe zyrtarët që e shoqërojnë ish-kryeministrin Berisha dhe familjarët e tij në këtë “listë të zezë”?

Lista fillon me deputetin e Paraguait, Ulises Rolando Quintana Maldonado dhe pasohet nga Mirtha Beatriz Esperanza Fariña Velausteguiz, e cila është bashkëshortja e tij. Ai, së bashku me bashkëshorten nuk do të lejohen të futen në SHBA dhe as nuk do të kenë mundësi të përdorin llogaritë e tyre bankare që kanë hapur në Paraguai.

Ulises Rolando Quintana Maldonado

Në vendin e tretë të listës renditet ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili pasohet nga bashkëshortja, djali dhe vajza.

Ish-kryeministri Berisha dhe familjaret e tij

Në vend të shtatë renditet ish-zv/ministri i Ekonomisë në Bullgari, Aleksandër Manolev dhe vijon më poshtë me bashkëshorten e tij, dy vajzat dhe djalin.

Ish-zv/ministri i Ekonomisë në Bullgari, Aleksandër Manolev

Vendin e 12-të në listë e mban njeriu që bullgarizoi 2 mijë shqiptarë. Ish-drejtori i Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit, Petar Haralampiev.

Petar Haralampiev

Lista vijon me ish-deputetin bullgar Delyan Peevski, i njohur si një nga manjatët më të mëdhenj të medias në Bullgari.

Delyan Peevski

Dimitrov Zhelyazkov, ish-zv/drejtor i Agjencisë Shtetërore Bullgare për Operacionet Teknike.

Dimitrov Zhelyazkov

Vania Ilkova Zhelyazkova është vajza e Dimitrov Zhelyazkov.

Rosa Ilkova Zhelyazkova është vajza e Dimitrov Zhelyazkov.

Në vendin e parafundit të listës renditet Namibia, me ish-ministrin e Peshkimit dhe Burimeve Detare,  Bernhardt Esau së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Bernhardt Esau

Vijon me ish-ministrin e Drejtësisë dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Sacky Shanghala.

Sacky Shanghala.

Dhe mbyllet me Guatemalën, ku DASH shpall “non grata”, ligjvënësin Boris Roberto España Caceres, i cili pasohet nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Boris Roberto España Caceres

Top Channel