“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses: Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik 20/06 18:52
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në Elbasan ku është takuar me simpatizantë të shumtë të tij.
Në foltoren për riorganizimin e Partisë Demokratike, në Elbasan, Berisha është pritur edhe nga deputetë aktualë të PD-së.
Në rresht të parë shihet Luçiano Boçi, i cili në këtë mënyrë deklaron hapur mbështetjen e tij për turin e ish-kryeministrit Berisha.
Foltorja në Elbasan ka nisur fillimisht me nderimin e himnit kombëtar, ndërsa më pas Berisha ka nisur fjalën e tij.
Top Channel